Xhaferi tregon se kur pritet të jetë në rend dite ligji për gjuhët

 

Ligji i gjuhëve pritet që të hënën të jetë në rend dite të Parlamentit, ndërkaq deri të premten të përfundojë. Këtë e tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në takim jo-formal me gazetarët, raporton Portalb.mk.

“Planifikojnë që ligji i gjuhëve të jetë në Kuvend që nga e hëna, në rast se nuk vjen propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë. Debati për ligjin planifikohet të mbarojë deri të premten”, tha Xhaferi.

Ndryshe, ligji i gjuhëve në seancë plenare i parapriu mbështetjes ligjore të Komisionit të Kuvendit për Çështje Evropiane  dhe Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive. Ardhja e ligjit të gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë, bëri që deputetit i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski gjatë seancës plenare të kërkojë pauzë, pauzë kjo që ka zvarritur edhe më shumë kalimin e këtij propozim-ligji me debat të shkurtër dhe në mënyrë të përshpejtuar, pasi që i njëjti mban flamurin evropian.

Sipas asaj që u tha nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vendosja e flamurit evropian është bërë me kërkesë të Bashkimit Evropian, vend ky që respekton ndryshimet në shoqëri. Vendosja e flamurit dhe plotësimi i kërkesës së BE-së do të përshpejton procesin eurointegrues të Maqedonisë.

Debati për të njëjtin u ndërpre më 23 shtator, pasi që filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button