Tridhjetë licenca për ekspertë gjyqësorë

Sot në Ministrinë e Drejtësisë në mënyrë solemne u ndanë  tridhjetë licenca për ekspertë gjyqësorë të profileve të ndryshme.

Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti  tha se me ligjin për ekspertizë  janë përcaktuar për profesionalizëm dhe kompetencë, me çka vëmendje të madhe i është kushtuar  vlerave shkencore, profesionale, etike dhe morale për kryerjen e ekspertizave.

“Ministria e Drejtësisë në pajtim me kompetencat e vërtetuara me Ligjin për ekspertizë, gjatë periudhës së kaluar, ka përgatitur 450 licenca të ekspertëve gjyqësorë nga më shumë sfera të ndryshme mes të cilave: 187 nga fusha e mjekësisë, 125 licenca nga fusha e ekonomisë, 42 licenca nga fusha e makinerisë dhe komunikacionit , 19 licenca nga fusha e gjeodezisë, ndërtimtarisë dhe arkitekturës, 9 licenca nga fusha e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, 14 licenca nga fusha e inxhinierisë teknologjike, 4 nga fusha e xehetarisë dhe gjeologjisë, 11 licenca nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ekologjisë, 9 licenca nga fusha e veterinarisë, ndërsa ishin të përgatitura edhe licenca nga sfera të tjera”, tha Bexheti. 

Duke vlerësuar rëndësinë e Ligjit për ekspertizë, në periudhën e ardhshme Ministria e Drejtësisë do t’i kompletojë edhe komisionet të cilat mungojnë me ekspertë nga fushat përkatëse, me çka do të publikohen shpallje për dhënien e provimit nga ato fusha ku ka interes më të madh.

Ndërkaq ministri shtoi se një ndër aktivitetet që do të pasojnë është edhe botimi i Regjistrit për ekspertë, pas shpalljes të së cilit në Gazetën Zyrtare të RM-së do të jetë në dispozicion për të gjithë gjykatat në Republikën e Maqedonisë dhe për institucionet e tjera kompetente./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button