fbpx

Kosova pret medalje nga Evropiani në shtetin fqinj

Një ekip i madh i përbërë nga gjashtë xhudistë do ta përfaqësojë Kosovën në kampionatin evropian për garuesit deri 23 vjeç. Evropiani U-23 për vitin 2017 do të mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Garat nisin të sot.

Kosovën në Evropianin U-23 e përfaqësojnë Akil Gjakova (73 kilogramë), Distria Krasniqi (52 kg), Flaka Loxha (57 kg), Leutrime Krasniqi (57 kg), Laura Fazliu (63 kg) dhe Loriana Kuka (70 kg), shkruan sot Koha Ditore.

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, pret paraqitje të mirë të xhudistëve në Evropianin në Podgoricë. Në fakt, Evropiani U-23 për nga niveli është dukshëm prapa Evropianit për seniorë, por mbetet garë e vlerësuar për seniorët e rinj, përkatësisht xhudistët që janë në fillim të karrierës te të rriturit.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close