Paralajmërohen arrestime të zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës

Së paku katër zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës pritet t’iu vendosen prangat në duar ditëve të ardhshme, nën dyshime të mëdha për përfshirje në korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Burime të Gazetës Express, të afërta me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë thënë se ky mekanizëm që përbëhet nga prokurorë europianë dhe kosovarë, është në përfundim e sipër të procedurave të nevojshme ligjore para lëshimit të fletarrestimeve për këta zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

“Ne presim që ditëve të ardhshme të arrestohen këta zyrtarë”, ka thënë një prokuror ndërkombëtar për Express, të mërkurën.

“Bëhet fjalë për ministra. Por, së paku njëri nga ta mban post të Zëvendëskryeministrit”, ka shtuar burimi i gazetës./info-kosova

Lajme të ngjashme

Back to top button