A do të jetë pjesë e Qeverisë PDSH, ja çfarë thotë Zaev

“Deri në këtë moment nuk jemi në bisedime me PDSH që ajo të hyjë në Qeveri. Përbërja e Qeverisë ngelet ashtu si ka qenë”, kështu është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev, në pyetjen nëse Partia Demokratike Shqiptare do të jetë pjesë e përbërjes qeveritare, në konferencën e sotme për shtyp ku e ka prezantuar propozim – buxhetin pë vitin 2018, njofton Portalb.mk.

Zërat për përfshirje të mundshme të PDSH-së në Qeveri janë përhapur në opinion pasi që Aleanca për Shqiptarët në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale ka bashkëpunuar me partinë opozitare Lëvizja BESA.

Përfshirjen në Qeveri në disa raste nuk e ka përjashtuar as kryeministri Zaev, por as partneri qeveritar, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili në pyetjen se a është e arsyeshme dhe e moralshme që BDI të bashkëpunojë me PDSH-në duke e pasur parasysh se çfarë dëgjuam nga “bombat” u përgjigj se “pak vend ka mbetur për të folur për moral dhe kredibilitet. Përderisa BESA shkon bën partneritet dhe koalicion me VMRO-në”.

Nga ana tjetër, vetë Aleanca për Shqiptarët disa herë e ka përsëritur qëndrimin se nuk do të dalin nga Qeveria dhe se këto zëra në opinion i shpërndajnë ata që duan të mos e shohin në Qeveri Aleancën për Shqiptarët, gjegjësisht sipas tyre, BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button