Shteti në aksion kundër bixhozit ??ligjor edhe në Strugë

Në Strugë dhe rrethinë në disa objekte të kontrolluara u konfiskuan rreth 40 aparate bixhozi. Ato u konfiskuan, sepse nuk ishin të regjistruara dhe licencuara nga ana e poseduesit.

Aksioni dhe kontrollet u zhvilluan në mënyrë të koordinuar nga DAP dhe Policia, në qytetin e Strugës, në fshatrat Veleshtë dhe Llabunishtë, si dhe në Komunën e Vevçanit.

Objektet në të cilat u gjendën aparatet e bixhozit u shënuan, ndërsa kundër pronarëve të tyre do merren masa dhe do pasojnë kallëzime penale. Ky aksion nga policia komentohet si vazhdim i atij që po zhvillohet në disa qytete të vendit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button