fbpx

Zaev e prezantoi propozim – buxhetin për vitin 2018 (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran  Zaev në konferencë për shtyp, në të cilën e mbajti në Qeveri, e ka prezantuar propozim – buxhetin për vitin 2018, pasi që mbrëmë Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar të njëjtin dhe ka sjell përfundim që harxhimet buxhetore për vitin e ardhshëm lëshohen në debat dhe miratim në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Zaev deklaroi se buxheti për vitin 2018 do të jetë 3.4 miliardë euro, me deficit buxhetor prej 2.7% nga Bruto Prodhimi Vendor (BVP), më i ulët në krahasim me vitin 2017, i cili ishte 2.9%.

Zaev gjithashtu paralajmëroi rritje të investimeve kapitale dhe shkurtim të harxhimeve jo-produktive.

Gjithashtu Zaev tha se do të ketë rritje të rrogave në arsim dhe shëndetësi për 5%, ndërkaq në mbrojtje për 10%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button