Karaxhovski: Gjykatësit që i ka sjellë Pançevski janë kthyer në gjykatat vendore

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski pas betimit solemn që e dha kryetari i ri i emëruar i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, në pyetjen gazetareske u përgjigj se katër gjykatës së Gjykatës Penale të cilët gjatë kohës së kryetarit të mëparshëm, Vlladimir Pançevski u deleguan nga gjykatat e Negotinës, Tetovës dhe qyteteve tjera u kthyen në Gjykatat vendore, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për gjykatëset Aleksandrsa Pop- Stefania dhe Elena Ilievska-Josifoviq për të cilat Prokuroria Speciale Publike parashtroi kërkesë për shkarkim para Këshillit të Fakteve. Por, ato iniciativa të PSP-së u hodhën poshtë nga Këshilli i Fakteve dhe nuk arritën në rend të ditës në Këshillin Gjyqësor.

Gjykatëset që i ka sjellë Pançevski të gjykojnë në Gjykatën Penale vepruan me lëndët e PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button