fbpx

Cameron: Islami sështë terrorizëm

Zoti Cameron deklaroi se Indonezia duhet të mbahet si vendi shembull ku feja dhe demokracia mund të lulëzojnë së bashku. Ai gjithashtu përshëndeti qeverinë e Birmanisë që shprehu vullnetin për të nisur kryerjen e reformave. 

Në kuadër të turit në Azi, kreu i qeverisë britanike do të vizitojë edhe Malajzinë, Singaporin dhe Birmaninë, ku së fundmi u mbajtën zgjedhjet parlamentare. 

Zoti Cameron, që në këtë vizitë shoqërohet nga biznesmenë të fuqishëm britanikë, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme ekonominë në zhvillim të vendeve të Azisë Jug-lindore. 

Ai ka theksuar se udhëtimi i tij synon nxitjen për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e investimeve. Gjatë vizitave në Indonezi dhe Japoni, kryeministri nënshkroi edhe kontrata për mbrojtjen dhe hapësirën ajrore. 

Në përfundim të vizitës së tij në Xhakarta, ai vlerësoi vendin duke u shprehur se duhet të mbahet si një shembull për kombet e tjera myslimane, sidomos për ato të përfshira nga Pranvera Arabe. 

Gjatë një fjalimi në universitetin Al Azhar, Cameron tha se në një dekadë Indonezia ka nisur një transformim të madh nga diktatura në demokraci, hap këtë që e kanë hedhur edhe vende të tjera, përfshirë Britaninë shekuj më parë./topchannel

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close