Disa këshilla bukurie

Cdo vajzë dëshiron të jetë perfekte kudo dhe kurdo.

Nuk ka rëndësi nëse është një takim me partnerin, një natë jashtë me mikeshat, apo në palestër, ne dëshirojmë të jemi të kuruara në çdo detaj. Por fatkeqësisht, për shkak një dite me shumë angazhime, e kemi pothuajse të pamundur që të gjejmë pak kohë për veten tonë. Për këtë arsye, ne kemi grumbulluar disa nga këshillat më të mira për bukurinë, që do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë, duke ju kursyer kohë, energji, por edhe para, shkruan Revista Class.

Bëhuni gati që t’u bëni përshtypje të gjithëve që në takimin e parë.

Vaji i kanellës apo i piperit, janë shumë të mira për t’i bërë buzët tuaja të duken të plota dhe të ndritshme. Nëse nuk jeni alergjik ndaj këtyre përbërësve, thjesht mund të shtoni disa pika në buzën tuaj.

Vaji i ullirit apo i arrës së kokosit janë të duhurit që do t’ju ndihmojnë që të hiqni make up-in rezistent ndaj ujit. Provoni këtë truk dhe do të shikoni që do ta keni shumë të lehtë që të hiqni make up-in kundër ujit.

Për fytyrë të thatë, zieni disa gjethe sallatë jeshile. Shtoni një të verdhe veze dhe pak miell bajamesh. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni në qetësi për 15 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Rezultati: Një lëkurë e hidratuar dhe kompakte.

Për qimet brenda në lëkurë ju vjen në ndihmë soda e bukës. Përzieni 1 lugë çaji sodë buke, 1 lugë çaji tërshërë dhe 1 lugë gjelle ujë. Përziejini mirë derisa të bëhet një masë homogjene dhe aplikoni përzierjen në lëkurë duke e lënë për 5 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të nxehtë.

Kastraveci është aleati juaj më i mirë. Keni parë shpesh në filma ku vajzat shtrihen me dy feta kastravec tek sytë? Po, dhe kjo nuk është vetëm një skenë filmi, por shumë e domosdoshme për lëkurën tuaj. Lëngu i kastravecit, e bën fytyrën tuaj më të freskët dhe të pastër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button