Marcelo, ndërmjetësues i transferimit të Neymarit te Real Madridi

Mbrojtësi brazilian, Marcelo është duke punuar si ndërmjetës për të ndihmuar negociatat me yllin e PSG-së, Neymar për tu transferuar te Real Madridi, njofton Telegrafi.com.

U pretendua gjithmonë nga mediat evropiane se Neymari do të përdorte PSG-në si një hap të ndërmjetëm për t’u bashkuar me Realin nga Barcelona.

Dhe tani po del se planet afatgjata mund të sjellin diçka të tillë me Neymarin tashmë të pazgjidhur në Paris pas vetëm dy muajsh që nga rekordi i tij botëror për transferime prej 222 milionë euro.

Sipas mediumit britanik The Guardian, Perez është njoftuar edhe nga Marcelo se Neymari ka pakënaqësi në klubin parisien.

Pretendohet se Marcelo i ka transmetuar presidentit të tij se Neymar është lodhur nga menaxhimi i trajnerit, Unai Emery dhe gjithashtu nuk është duke shijuar qytetin mbresëlënës të Parisit.

Perez ka kërkuar shumë kohë që Neymarin ta sjellë te Mbretërit pasi nuk ka nënshkruar me atë si një lojtar i ri në vitin 2006 pavarësisht nga braziliani që vizitoi klubin për prova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button