Papulas: Greqia mbetet e përkushtuar në bisedimet për emrin

Greqia mbetet e përkushtuar në bisedimet për emrin në kuadër të Kombeve të Bashkuara me qëllim të gjetjes së zgjidhjes korrekte dhe të pranueshme, thekson presidenti grek Karolos Papulas në letrën dërguar kolegut të tij të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Letra ndërlidhet me falënderimet e Papulasit për uratën nga presidenti Ivanov me rastin e Ditës nacionale të Greqisë.

“Greqia mbetet tërësisht e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes korrekte dhe të qëndrueshme për çështjen e emrit përmes negociatave nën patronazhë të Kombeve të Bashkuara. Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje do të na mundësojë ta shfrytëzojmë potencialin e madh të marrëdhënieve tona bilaterale dhe do të kontribojë shumë në konsolidimin e sigurisë, stabilitetit, marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe zhvillimin e rajonit tonë, veçmas përmes Perspektivës Evropiane të Ballkanit Perëndimor”, i shkruan Papulas kolegut të tij maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button