Qeveria e Kosovës jep 219 mijë euro për shpenzimet në rastin “Kumanova”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme dha 219 mijë euro për familjarët e të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjen e Kumanovës, njofton Kallxo.com.

Qeveria sot ndau 219 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të familjarëve të të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjet e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë.

Ndarjen e këtyre mjeteve e bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj.

“219 mijë euro janë ndarë për mbulimin e shpenzimeve te familjeve të të dënuarve dhe te vrarëve në Rastin Kumanova”, tha Haradinaj.

Ai tregoi më tutje se çdo familjeje të të dënuarve dhe të vrarëve do t’u takojnë nga 10 mijë euro.

Për çdo familje do të ndahen nga 10 mijë euro nga nënkategoria e rezervave. Obligohet Ministria e Financave t’i bëjë këto ndarje”, tha Haradinaj.

Ministri i Financave Bedri hamza kërkoi vetëm informacione për xhirollogaritë e familjarëve të të dënuarve dhe të vrarëve në Kumanovë, duke treguar se ndarja e këtyre mjeteve nuk do të jetë problem.

Më 2 nëntor Gjykata në Shkup dënoi me 746 vjet burg të akuzuarit për përleshjet në Kumanovë gjatë të cilave u vranë tetë policë të Maqedonisë dhe 10 persona nga grupi i armatosur.

Më 3 nëntor në Prishtinë u protestua për dënimet e rastit Kumanova, ndërsa para protestuesve doli edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj disa ditë pas protestës pranoi në takim familjarë të të dënuarve për përleshjen në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button