fbpx

Vetëvendosja proteston, kurse Kuvendi ndjek procedurën

Në hollin e Kuvendit të Kosovës ka masa të shtuara të sigurimit pas thirrjes së kryetarit të Kuvendit, që t’i largojnë nga salla deputetet e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, shef i Grupit parlamentar të kësaj partie, dhe, Glauk Konjufca, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton KTV-ja. Protestën e tyre Jakup Krasniqi tha se në veri të Mitrovicës po ndodhë terrorizëm mbi shqiptarët nga banda kriminale, pengimin e punës së Kuvendit nga deputetët e Vetëvendosjes e quajti “terrorizëm politik”.

Ata po protestojnë para foltores, në sallë të Kuvendit, për shkak se nuk u miratua kërkesa e tyre për mbledhje të jashtëzakonshme, kushtuar situatës në veri. Kryeparlamentari Krasniqi ua sqaroi atyre se mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit mund të thërras presidenti-ja, kryeministri, ose cilido grup parlamentar, që siguron nënshkrimin e kërkesës me 40 nënshkrime. 

Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë si pasojë e protestës së deputetëve të Vetëvendosjes, nuk ka mundur të fillojë as pas konsultimit që zhvilloi kryetari i Kuvendit me kryesuesit e grupeve parlamentare për gjetjen e rrugëdaljes nga situata. Deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca e Visar Ymeri, vazhduan të qëndronin para foltores me transparentin, në të cilin ishin të shkruar emrat e Selver Haradinajt dhe Enver Zymbrit, të vrarë nga serbët në pjesën veriore të Mitrovicës. Ata protestonin kështu, në shenjë pakënaqësie pse nuk ishte përfillur kërkesa e tyre për seancë të jashtëzakonshme, kushtuar situatës në veri./koha

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close