Qytetarët nuk do të parashtrojnë paraqitje vjetore tatimore

Qytetarët nuk do të kenë detyrim që të parashtrojnë te Drejtoria për të Ardhura Publike, paraqitje vjetore tatimore për të ardhurat e realizuara plotësuese.

Kjo është parashikuar me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatim personal të të ardhurave, të cilat u shqyrtuan në seancën e djeshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Sipas propozim-ligjit, në vend të qytetarëve këtë do ta bëjë DAP, ndërsa qytetarët do të duhet vetëm t’i konfirmojnë ose korrigjojnë informacionet e paraqitjeve.

Paraqitjet vjetore tatimore, qytetarët i parashtrojnë për të ardhura të realizuara plotësuese në vitin që kalon, ndërsa paraqitja parashtrohet më së voni deri më 15 mars të vitit në vijim.

Detyrim për parashtrim të paraqitjes vjetore tatimore kishin qytetarët, të cilët krahas rrogës ose pensionit, kanë realizuar të ardhura si për shembull në bazë të blerjes, kontratave autoriale,…

Këtë vit për të ardhura të realizuara në vitin 2016 janë parashtruar rreth 400.000 paraqitje vjetore tatimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button