Rusi: Së paku tre të vdekur nga shembja e ndërtesës

Autoritetet ruse njoftuan se së paku tre persona kanë vdekur, dhe tre të tjerë janë lënduar gjatë shembjes së pjesshme të një ndërtese në perëndim të qytetit Izhevsk, përcjell REL.

Sipas zyrtarëve rajonalë, një pjesë e ndërtesës është shembur pas një shpërthimi që mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Mediat ruse kanë raportuar se njerëzit janë të ngujuar në rrënojat e ndërtesës.

Guvernatori rajonal, Aleksander Brechalov, ka vizituar vendin ku ka ndodhur incidenti.

Izhvesk është kryeqyteti i rajonit të Udmurtias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button