Përfundon ankandi i blerjes së plazhave në Ohër

Sot skadon afati për pjesëmarrje në ankandin publik për blerje të plazhave të Ohrit. Në rast se ndonjë prej plazhave mbetet pa koncesioner, do të largohet pajisja urbane dhe qytetarët lirshëm do të mund ta shfrytëzojnë, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. 

Prej këtu informojnë se tashmë janë dorëzuar fletparaqitje të kompletuara për disa lokacione për pjesëmarrje në ankandin publik, ndërsa kërkesat do të pranohen sot deri në ora 16:30.

Me thirrjen publike përfshihen plazhet në Ohër, në mesin e të cilave janë edhe lokacionet atraktive tek Burimet Biljanine, Kaneo, Gorica, Lagadin, Eleshec, Potpesh, Labino dhe Grashnica, si dhe një plazhë në komunën e Debarcës, në afërsi të aeroportit “Shën Apostulli Pali”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button