Kanadaja mbështet planin e Ukrainës për trupat paqeruajtëse

Kanadaja po mbështet fuqishëm planin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuar të propozuar nga Ukraina, ka njoftuar ministrja e Jashtme kanadeze, përcjell REL.

“Kanadaja po zhvillon bisedime në mbarë botën, me disa vende, rreth validitetit dhe shfrytëzimit të planit paqeruajtës të Ukrainës”, ka thënë Chrystia Freeland.

Freeland tha se ajo “personalisht ka hulumtuar realizueshmërinë dhe të ardhmen e një misioni të tillë”, së bashku me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, dhe të dërguarin special të SHBA-së Kurt Volker, dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Qeveria jonë ka qenë në qendër të përpjekjeve ndërkombëtare për ta mbështetur Ukrainën dhe ne po punojmë shumë për tu siguruar që përpjekjet për paqe garantojnë sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial”, ka thënë Freeland.

Ukraina ka propozuar venosjen e trupave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara përgjatë kufirit me Rusinë, për tu siguruar që focat ruse dhe armët nuk hyjnë në vend.

Një propozim i tillë ëshët refuzuar nga Moska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button