fbpx

Tramp është “jashtëzakonisht i kënaqur” nga negociatat me Si Xhimping

Presidenti amerikan Donald Tramp sot në mëngjes theksoi se nuk e akuzon Kinën për paraqitje të deficitit të madh në Uashington në tregtinë bilaterale me Kinën.

Ai në artikullin e tij në Tuiter, theksoi se për atë deficit, fajtorë janë administratat paraprake të paafta amerikane, të cilat lejuan që Kina ta kalojë SHBA-në tregti, me çka, Uashingtoni ka humbur miliardë dollarë.

Tramp njëkohësisht, negociatat me presidentin kinez Si Xhimping i ka vlerësuar si “jashtëzakonisht produktive”, si për çështjet për tregtinë bilaterale, ashtu edhe për zgjidhjen e krizës lidhur me programin bërthamor të Koresë Veriore.

“Si është përfaqësues shumë i respektuar dhe i fuqishëm për popullin e vet”, konstatoi presidenti amerikan.

Siç lajmëron MIA, Tramp sot, gjatë vizitës në Vietnam, me siguri do të realizojë takim me kolegun e tij rus Vlladimir Putin në kuadër të Samitit të Organizatës së bashkëpunimit ekonomik aziatik-paqësor (APEK).

Ndihmësi i Putinit, Jurij Ushkov theksoi se takimi do të mbahet më 10 nëntor, ndërsa sekretari amerikan Reks Tilerson theksoi se “ende po shqyrtohet çështja nëse dhe kur do të mbahte takimi i presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button