Vendkalimet kufitare drejt Greqisë të hapura, trafiku është normalizuar

Trafiku në vendkalimet kufitare drejt Greqisë, i cili ishte ndërprerë për shkak të grevës nga doganorët grekë, sot është normalizuar, kumtoi në mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Vendkalimet kufitare Evzoni dhe Dojran ishin të mbyllura deri në mbrëmje deri në orën 23, ndërsa greva në vendkalimin kufitar Mexhitli zgjati deri në orën 5 të mëngjesit.

Në vendet e tjera kufitare nuk ka më ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Trafiku rrugor në të gjithë vendin këtë mëngjes zhvillohet përgjatë rrugëve të lagështa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button