Stavrevski kthehet nga Rusia me investime

Një kompani ruse do të investojë gjashtë milionë euro në ndërtimin e kapaciteteve për përpunimin e të mbeturinave të industrisë së mishit në pjesnë lindore të Maqedonisë.

Ky është lajm pozitiv të cilin e kumtoi zëvendës-kryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavrevski pas përfundimit të prezantimit ekonomik të Maqedonisë në Rusi.

“Si rezultat i kontakteve që i kishim atje me investitorin dhe aktivitetin paraprak të promovuesit në Moskë mund të kumtojmë me siguri të madhe se do të kemi edhe një investim rus në Maqedoni”, deklaroi ministri Stavrevski pas përfundimit në Rusi.

Është paralajmëruar se investitori rus do të investojë mes pese dhe gjashtë milionë euro, por, siç theksoi Stavrevski, më e rëndësishme është se do të hapen vende të reja pune që do të ndihmojë në Maqedoninë Lindore të zbutet papunësia. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button