Stramaccioni i kënaqur me përparimin e Interit

“Ndeshja sigurisht ishte e vështirë, pasi pranuam një gol aq herët kundër një skuadre të vështirë si Siena, por ne gjithmonë e marrim iniciativën kundër skuadrave në formë të momentit”.

“Pas tre ndeshjesh unë po shoh një zhvillim të Interit sa i takon posedimit dhe mentalitetit. Duke sulmuar me aq shumë lojtarë ne vuajmë pak në mbrojtje, por unë kam parë ca progres”.


“Ne sërish pranuam, por më pëlqen të shoh gotën gjysmë të mbushur. A besoj në vendin e tretë? Po, me gjithë zemër. Mendoj se gjysma e dytë e ndeshjes ishte dëshmi se çfarë mund të bëjë ky Inter, duke dhënë mund, zemër dhe përmbyllje të ndeshjes në mënyrën më të mirë”, ka deklaruar Stramaccioni./ telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button