Kërkohet paraburgim për Forkadel dhe tre deputet nga Parlamenti katalanas

Prokurori shtetëror spanjoll kërkoi sot nga Gjykata Supreme paraburgim për kryetaren e parlamentit katalanas Karmen Forkadel dhe tre deputetë deri në përfundimin e hetimit për rolin e tyre në shpalljen ilegale të pavarësisë së Katalonjës.

Sipas gazetës Pais, Forkadel dhe pesë deputetë kanë dhënë deklarata sot në gjykatë në suaza të hetimit për shkak akuzave për kryengritje, nxitje të kryengritjes dhe mashtrim.

Gazeta thekson se prokurori ka propozuar çlirim për të dy deputetët katalanas, por nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me kushte të caktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button