Konferenca e parë e Konventës nacionale për BE në Maqedoni – mbështetje për hyrje në Union

Projekti i financuar nga Asociacioni sllovak për politikë të jashtme dhe USAID-it do të ketë dobi të dyanshme, do të shërbejë si instrument për bartje të përvojave sllovake në procesin e inkuadrimit drejt BE-së dhe do të ndihmojë në sigurimin e konsensusit mët ë gjerë në shoqëri për hapat e domosdoshme lidhur me eurointegrimin.

Këtë sot e deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në fjalimin në konferencën e parë të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoni, që është projekt i Sllovak aid dhe USAID-it përmes të cilit ekspertë sllovakë do t’ua bartin përvojat e veta partnerëve në Maqedoni.

“Mbështetja e qytetarëve për hyrje në BE është jashtëzakonisht e madhe, madje edhe u rrit në disa muajt e fundit në rreth 80 për qind. Kjo inkurajon, por edhe krijon obligim të madh. E gjetëm rrugën që ishte e humbur, vendosëm marrëdhënie partneriteti me Brukselin, jemi të bindur se strategjia që po përgatitet në KE do ta prëforcojë perspektivën evropiane të Ballkanit dhe do të bëjë atmosferë të garës reformuese”, tha Dimitrov.

Sipas tij, procesi i zgjerimit e ndërron realitetin vetëm atëherë kur është i bazuar në reforma. “Sa më shumë të punojmë në shtëpi, aq më të mëdha do të jenë gjasat për anëtarësim. Mbetemi të fokusuar në agjendën tonë strategjike – reforma në shtëpi dhe në nivel të dytë zhvillim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, e përforcojmë komunikimin me të gjithë fqinjët tanë, dialog të hapur, ndërtojmë ura për bashkëpunim, zhvillim të besimit dhe respektit”, tha Dimitrov.

Конференција ЕУ

Sekretari shtetëror sllovak dhe ushtrues i detyrës ministër për punë të jashtme dhe evropiane, Ivan Korçok i dha mbështetje të fuqishme hyrjes së Maqedonisë në BE, duke cekur se Sllovakia kur ka hyrë në Union ka qenë në situatë më të komplikuar politike se që ndodhet tani Maqedonia, dhe se nuk ka arsye që të mos vazhdohet me reformat.

“Ky është moment pozitiv për ju, sepse në pesë apo gjashtë muajt e fundit kemi parë shumë përpjekje pozitive në vend dhe nuk shohim alternativa tjera përveç perspektivës evropiane. Reformat janë të vështira, por nuk ka rrugë tjetër për hyrje në BE, nuk ka rrugë të shkurtra, duhet të përkushtoheni që të keni rezultate. Pa këtë, ne nuk mund t’i bindim anëtarët se dera e Unionit duhet të mbetet e hapur”, theksoi Korçok.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani tha se pas formimit të Qeverisë së re, kthimi i vendit në rrugën drejt BE-së si përcaktim strategjik për të cilin nuk kemi alternativë tjetër ishte detyrë themelore dhe e parë.

“Detyrë primare ishte t’i përmirësojmë marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë dhe mbështetësit, me fqinjët, të përqendrohemi në reformat me qëllim të përforcimit të institucioneve, administratës dhe gjithë shoqërisë”, tha Osmani.

Ai shtoi se “drejtimi evropian është pika bazë rreth së cilës ndërtohet tregimi narativ i vendit, rreth të cilit sërish krijohet konsensus për ambiciet tona strategjike”.

“Zgjedhjet lokale ishin prioriteti i parë si testim më i rëndësishëm i Qeverisë së re nëse mund të zbatojë zgjedhje demokratike dhe të besueshme. Këtë test e kemi kaluar me sukses. Tani do të përqendrohemi në reformat tjera siç janë rend në gjyqësor, ku në pajtim me rekomandimet e BE-së dhe Këshillit të Evropës, do të ndërtojmë sistem gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe efikas, të çliruar nga presionet”, shtoi Osmani.

Ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli theksoi se inkuadrimi i Maqedonisë në BE mbetet një prioritet për SHBA-në.

Arritja e këtij qëllimi do ta forcojë Maqedoninë si një demokraci prosperuese, por ky proces nuk do të ndodhë brenda natës, nevojitet punë, tha Bejli  dhe shtoi se ky projekt është shenjë e përkushtimit të SHBA-së për euro-integrimet për vendin.

Artan Grubi kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane pranë Parlamentit të Maqedonisë, tha se Maqedonia mori shans të dytë e cila duhet të shfrytëzohet, në atë mënyrë që do të vendosen institucionet demokratike që do ta garantojnë qeverisjen e të drejtës, pavarësisht institucioneve, përgjegjësisë dhe barazisë së të gjithëve para ligjit.

Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian u zhvillua dhe zbatua me sukses në Sllovaki si model i motivimit të faktorëve shoqëror që të marrin pjesë në negociatat me BE-në. Konventa në Maqedoni do të organizohet si një forum i përhershëm për dialog të hapur midis përfaqësuesve të Qeverisë, Parlamentit, institucionet përkatëse shtetërore, partive politike, si dhe universitetet, afaristët, sindikatat dhe sektori civil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button