Eurokomisari Han për vizitë në Tiranë

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Tiranë drejtpëdrejtë i theksoi eurokomisarit për politikë fqinjësore dhe negociata inkuadruese, Johanes Хan se vendi i tij meriton hapje të negociatave për anëtarësim në BE.

Han, ndaj kësaj u përgjigj se Shqipëria është në rrugën e duhur, por se BE-ja në fillim të vitit të ardhshëm pret rezultate nga ligji për kontroll të “pastërtisë” së politikanëve dhe funksionarëve, i njohur si Vetingu.

“Një nga rezultatet e para që vendi juaj të marrë rekomandim pozitiv është procesi i quajtur Vetingu i cili vetëm sa filloi dhe unë rezultatet e para i pres në fillim të vitit të ardhshëm”, theksoi Han.

Sipas komisarit Han aspirata evropiane duhet të jetë një objektiv kombëtar i mbështetur nga partitë politike, shoqëria civile dhe media, ndërsa përmendi edhe problemet që shqetësojnë BE.

“Kemi një histori të re për të treguar në lidhje me ecurinë, me progresin, si shembull sa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës, apo për uljen e numrit të azilkërkuesve”, deklaroi komisari Han.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe meriton hapjen e negociatave.

“Sot jemi në kushtet kur nga njëra anë mund ta themi me plot gojën që Shqipëria meriton që të hapë negociatat përsa na takon dhe nga ana tjetër, pavarësisht si dhe qysh procesi do të zhvillohet ne do të vazhdojmë të konsolidojmë pozicionin tonë në lidhje me këtë aspiratë të të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Rama.

Në maj të vitit 2018 do të mbahet edhe një samit për Ballkanin Perëndimor në Bullgari, 15 vite pas atij të Selanikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button