Talat Xhaferi realizoi takime me Ivo Vajgëll dhe me Sërgjan Darmanoviq (FOTO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot realizoi takim me deputetin e parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, i cili qëndron në vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Kryetari Xhaferi, siç njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit, Vajgëllit i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë dhe e ka informuar për ngjarjet rrjedhëse në planin politik, si dhe për aktivitetet e planifikuara të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë deri në fund të këtij viti kalendarik.

Eurodeputeti dhe raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgëll është falënderuar për mundësinë që të takohet me kryetarin e Kuvendit Xhaferi dhe të bisedojnë për ndryshimet të cilat ndodhin në drejtim të përmbushjes së obligimeve të lidhura me proceset euro-integruese.

“Parlamenti Evropian e mbështet Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe bëhet fjalë në ato vende të Ballkanit Perëndimor të kenë trajtim të barabartë në kontekst rajonal”, ka thënë Vajgëll.

Të dy bashkëbiseduesit, siç thuhet në kumtesë, përveç interesit për ngjarjet aktuale dhe zhvendosjeve nga vizita e fundit të grupit të eurodeputetëve në gusht të këtij viti, ku edhe eurodeputeti ishte prezent, është biseduar edhe për mundësinë për fillimin e dialogut ndërmjet grupeve të ndryshme të deputetëve në Kuvendin në tema të caktuara.

“Ky dialog, nën patronazhin e Parlamentit evropian ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e atmosferës pozitive në Kuvendin e Republikën e Maqedonisë dhe komunikim më të mirë të opozitës dhe pushtetit në lidhje me çështje të caktuara”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, shtohet më tej,  edhe më tej mbetet i përkushtuar në reformat të cilat janë të nevojshme për përafrimin me Bashkimin Evropian dhe marrje të rekomandimit pozitiv nga ana e Komisionit Evropian në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Takim i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me eurodeputetin Vajgëll

Ndërsa në takimin  me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, Liljana Kuzmanovska, kryetare dhe Bllagojçe Tërpeski, Mirsada Emini Asani dhe Afrim Gashi, anëtarë.

Nga pres shërbimi kuvendor informojnë se kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për mundësinë për takim me Darmanoviq, si përfaqësues i lartë i një vendi nga fqinjësia me të cilin nuk kemi çështje të hapura dhe me të cilën na lidhin miqësi dhe lidhje politike, ekonomike dhe kulturore tradicionalisht të mira dhe kemi prioritete politike të jashtme të njëjta. Ai theksoi se mbetet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për bashkëpunim ekonomik më intensiv, për çka nevojitet të plotësohet korniza marrëveshëse juriste ndërmjet dy shteteve.

Duke e përshëndetur anëtarësinë e Malit të Zi në NATO dhe përparimin në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Xhaferi shprehu bindjen se së shpejti edhe Republika e Maqedonisë do e arrijë pikën kryesore në rrugëtimin e vet – anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në. Ai informoi se prioriteti ynë është ta përforcojmë komunikimin me fqinjët tanë, nëpërmjet dialogut të hapur dhe t’i zgjidhim problemet rrjedhëse dhe të ndërtojmë ura të bashkëpunimit, të bazuara mbi besimin dhe respektimin e ndërsjellë.

џафери - дагмановиќ

Gjithashtu, Xhaferi i informoi mysafirët për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat, sipas vlerësimeve të mbikëqyrësve ndërkombëtarë, u zbatuan në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ministri malazez Darmanoviq theksoi se Republikën e Maqedonisë tash më e sheh si anëtare të ardhshme të aleancës së NATO-s dhe shprehu bindje se vendi së shpejti do i hapë edhe negociatat me BE-në. Ai e nënvizoi bashkëpunimin e suksesshëm bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të kulturës a shprehu edhe shpresë se me vendosjen e linjës ajrore Shkup – Podgoricë – Sarajevë, do të hapen mundësi për përparimin e bashkëpunimit turistik. Sipas ministrit Darmanoviq, formimi i komisionit ekonomik të përzier do të japë impuls plotësues për një bashkëpunim ekonomik më intensiv.

Ai foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si element kryesor për stabilizimin e rajonit. Në raport me aderimin në Bashkimin Evropian, z. Darmanoviq theksoi se Mali i Zi angazhohet për të ash.q. parim të regatës, sipas të cilit, vendet bëhen anëtare të Unionit atëherë kur do të arrijnë rezultate.

Gjatë takimit, u potencua se edhe minoritetet në të dy shtetet janë faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm për marrëdhëniet e ndërsjella dhe janë ura e ndërlidhjes dhe e miqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button