Shushunjat

Shushunjat, e pijnë gjakun e pastër të njerëzve të drejtë derisa këta bien në fund të detit,
e i lënë të pafuqi, të vdesin në amëshim në vend, e ndërsa drejtësia kërkon të drejtën, në fakt zhytet në padrejtësi edhe më keq,
se të tillë janë ata shushunjat e këqija, të egra dhe të ndyra, që vetëm hanë dhe pështyjnë, djegin, vrasin, ndjenja, malle, dëshira dhe shpresa,
shushunjat janë mizerja e shoqërisë, janë gjakpirësit që vlojnë gjak të zi, çdo ditë dhe vetëm zi shpërndajnë kudo ndodhen, ata shushunjat.
E shushunjat e bëjnë njeriun e mirë që të përkulet dhe të ndihet i vetmuar dhe lëkundur,
Në të zi dhe në arkivole, në shkatërrim dhe në rrëqethje, në strehim dhe në kështjellë të lartë deri në qiell, ata vetëm gurët e të mirëve heqin, vrasin, presin, dhe pa vrarë, në përceptime janë të këqij, të tmerrshëm dhe të zinj, sa një mal me qymyr,
E nëse mundohesh që mos të prekesh as dhe hiç prej tyre se janë vemje toke dhe pështirosesh krejt prej tyre, shushunjat fitojnë pushtetin politik,
Ata veshur me vellon e krimit, të melodisë së heshtjes me duar të përgjakura, si në filma të misterit, ku vrasësja është përballë, por prova s’ka lënë, se pamëshirë vepron. Pa mëshirë, shushunja, e zeza, mortja bashkë, që zhdukin të mirën e njerëzimit, e me shushunjat mos u merrni, mos i prekni, mos, se ata të fusin në hullinë e madhe të zezë e të tmerrshme që gëlon bojë e stërzezë.
Shushunjat! Ta vrasin shpirtin, ta djegin zemrën, të dërrmojnë damarët, edhe ilaç duhet që të marrësh veten prej atyre bletëve që të kafshojnë më keq se grerezëza, e janë mortje ata,
një trishtim i madh duhet të ndjesh dhe një buzëqeshje sa një mollë e më pas injorim, me të keqen dhe mortjen mos u merr. Vazhdo jetën, shih atë, bukurinë dhe dëlirësinë, thjeshtësinë dhe madhështinë,
qiellin e kaltër dhe detin blu, udhëtimet e njerëzve me malle shumë, aeroportet, aerodromet, lotët, mallin, sëmundjet, ndihmo, vlerëso dhe ndihu lart e më lart, NJERI!
Poezi nga Dionis Xhafa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button