Kundër Turqisë “firon” mesfusha, tjetër largim nga grumbullimi (video)

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistit Migjen Basha për miqësoren ndaj Turqisë në 13 nëntor. Mesfushori i lindur në Lozanë të Zvicrës vuan ende problemet me kaviljen që dëmtoi në ndeshjen me Barin në Serinë B italiane, njofton Top Channel.

Pas disa seancave stërvitore të zhvilluara me lojtarin veçmas skuadrës dhe me një program të veçantë mesfushori i ekipit kombëtar, Migjen Basha është larguar këtë të enjte nga rezidenca e ekipit përfaqësues në Antalia.

Ai do të vazhdojë të ndjekë fazën e rikuperimit pranë klubit të tij. Trajneri pas një konsultimi me stafin mjekësor të skuadrës vendosi që lojtari të largohet për shkak se koha e rikuperimit të tij është e gjatë dhe nuk mund të jetë gati për këtë miqësorë.

Gjatë këtyrë ditëve, Migjen Basha u stërvit veçmas skuadrës, por koha e rikuperimit nuk i jepte Panuccit, luksin për ta pritur. Madje tekniku i kuqezinjve as nuk do të zëvendësojë në listë, mesfushorin e Barit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button