Maqedonia në vendin e 65-të sipas Gud Kantri Indeks

Maqedonia ndodhet në vendin e 65-të të Gud Kantri Indeks  (Good Country Index), në bazë të rezultateve të përgjithshme sipas të cilëve matet se sa ndonjë shtet në botë, varësisht nga madhësia, kontribuon për të mirën e përgjithshme të njerëzimit gjegjësisht se sa i shkakton dëm.

Me indeksin matet kontributi i 163 shteteve në botë në bazë të shtatë kritereve – kontribut botëror në shkencë dhe teknologji, kulturë, paqe dhe siguri ndërkombëtare, rregullimi botëror, planeti dhe klima, prosperiteti dhe barazia si dhe shëndeti dhe mirëqenia, transmeton MIA.

Me matjen e këtyre kritereve, Maqedonia është në vendin e 27-të sipas kontributit botëror në shkencë dhe teknologji, në vendin e 70-të sipas kontributit në kulturë, në vendin e 125-të për kontribut në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, dhe në vendin e 59-të në bazë të kontributit në rregullimin botëror. Maqedonia është në vendin e 62-të sipas kontributit për planetin dhe klimën, vendin e 93-të sipas kontributit në prosperitet dhe barazi, dhe 119-të sipas kontributit për shëndet dhe mirëqenie.

Në listën e më mirë të ranguara është Suedia, ndërsa pas saj pasojnë Danimarka dhe Holanda. Më keq e ranguar është Libia, ndërsa pas saj janë Guineja Ekuatoriale dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Nga shtetet në rajon, më mirë e renditur është Sllovenia, e cila është në vendin e 28-të, Bullgaria në vendin e 29-të, Greqia në vendin e 32-të, Rumania në vendin e 36-të, Kroacia në vendin e 40-të, Serbia në vendin e 48-të, Mali i Zi e 55-ta, Bosnjë e Hercegovina në vendin e 74-të dhe Shqipëria në vendin e 109-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button