Vatikan, do të ndalohet shitja e cigareve

Shitja e cigareve në market dhe dyqanin e mallrave pa taksa doganore në Vatikan do të ndalohet, transmeton Anoluad Agency (AA).

Në një deklaratë nga Vatikani thuhet se me urdhrin e Papa Françeskut, punëtorëve u është ndaluar blerja e cigareve në market dhe dyqanin e mallrave pa taksa doganore.

Vendimi është marrë me arsyetim se “Autoriteti i Papës nuk do të kontribuojë në një aktivitet, i cili haptazi dëmton shëndetin e njeriut”.

Në deklaratë po ashtu u theksuan të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ku thuhet se cigarja çdo vit shkakton vdekjen e më shumë se 7 milionë personave në botë.

Sipas lajmit të “Avarice”, i publikuar në vitin 2015 dhe që bazohet në dokumentet e Vatikanit, shitja e cigareve në dyqanin e mallrave pa taksa doganore për një vit realizonte përfitime në vlerë prej 10 milionë eurosh në vit për Vatikanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button