fbpx

Tramp në Kinë lidhi marrëveshje me vlerë mbi 250 miliardë dollarë

Presidenti amerikan Donald Tramp kumtoi se në Pekin ka lidhur “një numër marramendës” të marrëveshjeve tregtare me Kinën, me vlerë më shumë se 250 miliardë dollarë.

Marrëveshjet tregtare, të nënshkruara gjatë vizitës së parë të Trampit në Kinë, u paralajmëruan në takimin me homologun e tij, Si Xhinping, transmeton MIA.

Bëhet fjalë për kontrata për energji, aeronautikë, prodhime ushqimore dhe elektronike me kompani amerikane si Boing, Katerpilar, Xheneral Elektrik, Kvalkom dhe të tjerë në vlerë prej 253 miliardë dollarë.

Tramp shprehi kënaqësinë nga marrëveshjet e lidhura, ndërsa ministri kinez i Tregtisë, Zhong Shang vlerësoi se “Orteku i kontratave është mrekulli e vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button