Maturantët e Temos në Budapest, Niko Nestor mbetet në Strugë

Pas shumë diskutimeve dhe debateve, maturantët shqiptarë të Strugës, kanë vendosur se ku do ta festojnë mbrëmjen e maturës. Siç konfirmojnë nga Shkolla e mesme “Ibrahim Temo”, mbrëmjen e shumëpritur nxënësit e këtij institucioni arsimor do ta festojnë në Budapest dhe Vjenë në një turë turistike katër ditore gjatë muajit maj, vendim ky që erdhi pas një sërë diskutimesh dhe debatesh ku u përfshinë nxënësit, pedagogët dhe prindërit .

”Ky vendim erdhi pasi në shumicë nxënësit u përcaktuan për këtë variantë të festimit të maturës në Hungari dhe Austri, për të cilin me shkrim dhanë pëlqim edhe prindërit e tyre ”, thekson Urim Kreka, drejtor i ”Ibrahim Temos”.

Në ndërkohë mësojmë se maturantët e shkollës tjetër të mesme ”Niko Nestor” janë përcaktuar që këtë eveniment të tyre ta festojnë në qytetin e Strugës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button