fbpx

Zaev dhe Kara: Maqedonia dhe Turqia po e thellojnë miqësinë

Çështje me interes të ndërsjellë, me theks në bashkëpunimin në planin e politikave të sigurisë, si dhe të mbështetjes për aktivitetet vijuese të Republikës së Maqedonisë lidhur me aspiratat euro-atlantike janë shqyrtuar në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Maqedoni, Erkal Kara.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, ambasadorja Kara i ka uruar kryeministrit Zaev për zgjedhjet e realizuara me sukses dhe për fitoren e koalicionit qeveritar të cilën e vlerësoi si shprehje e mbështetjes së politikave aktuale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Në takim bashkërisht është përshëndetur miqësia e thellë midis Maqedonisë dhe Turqisë dhe është shprehur përcaktim për avancim të bashkëpunimit në plan ekonomik, si dhe në të gjithë sferat e tjera e interes të qytetarëve të së dy shteteve”, qëndron në kumtesë.

Në takim, thuhet, të dytë kanë biseduar edhe për intensifikim të procedurës për organizim të vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në Turqi, si dhe për vizitë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button