Strugë, grekët anulojnë rezervimet në hotele

Grekët në masë të madhe kanë anuluar rezervimet në hotelet e Strugës, për festën fetare ortodokse të Pashkëve konfirmojnë menaxherët e hoteleve.

Grekët për vite me radhë ishin turistët më të rregullt në qytetin e Strugës, dhe pothuajse gjatë gjithë vitit prania e tyre ndihej. Në ndërkohë, prezenca e tyre shumëfishohej në maksimum për festat ortodokse.

Por sivjet, sipas hotelierëve, rreth gjysma e rezervimeve të turistëve grek për festat fetare ortodokse janë anuluar ditëve të fundit, gjë që ka rezultuar me humbje në këtë sektor në Strugë.

Hotelierët struganë, për anulimin e rezervimeve në moment të fundit nga ana e grekëve, fajësojnë krizën në ekonominë e këtij vendi, e cila në sasi të madhe ka reduktuar fuqinë financiare te qytetarët grek./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button