Maqedonia dhe Kosova përforcojnë bashkëpunimin në luftën kundër tregtisë me njerëz

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, Magdalena Nestorovska, e cila njëherit është edhe koordinatore nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz, sot zhvilloi takim me ekipin negociues të Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në luftën kundër tregtisë me njerëz të kryesuar nga Millan Radojeviq, zëvendës ministër i Punëve të Brendshme dhe koordinator për luftë kundët tregtisë me njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Qëllimi i takimit ishte nisma për bashkëpunim ndërinstitucional i të dy dikastereve në sferën e luftës kundër tregtisë me njerëz, rezultati përfundimtar i së cilës planifikohet të jetë lidhja e Protokollit të bashkëpunimit mes dy ministrive në këtë sferë”, njoftoi MPB-ja.

Siç informojnë nga ministria dikasteriale, motivet për nismën që del pikërisht nga aktivitetet e Komisioneve nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz, janë në drejtim të përmirësimit cilësor dhe avancimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve mes shërbimeve kompetente si dhe zbatimin e projekteve dhe fushatave të përbashkëta në sferën e luftës kundër tregtisë me njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button