fbpx

ELEM do të investojë 270 mijë euro në burime ripërtëritëse të energjisë

Elektranat e Maqedonisë do të investojnë 270 mijë euro në projekte të reja dhe hulumtime në sferën e burimeve ripërtëritëse të energjisë.

Kompania pasdite njoftoi se këto mjete i investon me qëllim që ta rrisë pjesën e energjisë elektrike të fituar nga burime ripërtëritëse në prodhimtari të përgjithshme të energjisë elektrike nga SHA ELEM.

Këto mjete, SHA ELEM i fiton në kuadër të projektit „CROSSBOW“, i lidhur midis Agjencisë për inovacione dhe rrjete (INEA) i formuar nga Komisioni Evropian dhe konzorcium nga 24 partnerë, midis të cilëve edhe SHA ELEM.

Qëllimi i projektit është hulumtimi i mundësive për menaxhim të llojeve të ndryshme të burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe mundësitë për deponim të energjisë të fituar nga ato, me ç’rast do të mundësohet treg transnacional me shumicë për energji elektrike.

“Lidhur me pjesëmarrjen në projektin ‘CROSSBOW’, SHA ELEM ka qëllim që të zhvillojë produkt tregtar inovativ kombëtar, i cili do të jetë qasës për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike përmes rregullave dhe ligjeve të konfirmuara transparente dhe jodiskriminuese, që u theksua në takimin e pjesëmarrësve në projektin, i cili mbahet sot në Sofje, Bullgari”, thuhet në kumtesë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button