MASH përgatitet për ndryshim të ligjit, ja kërkesat e mësimdhënësve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) paralajmëroi se do të ndryshohet ligji për shkollat fillore dhe të mesme, duke shtuar kështu se para se i njëjti të ndryshohet do të hapet debat publik ku do të merren mendime edhe nga arsimtarët dhe profesorët, me qëllim që ligji i ri të jetë sa më efikas dhe pozitiv, njofton Portalb.mk.

Mësimdhënësit, sidomos ata shqiptarë deri më tani janë ankuar shumë herë sa i përket teksteve shkollore, përmbajtjes, përkthimeve gjithashtu edhe për numrin e shtuar të orëve për nxënësit e klasave të ulëta në shkollë fillore.

Ata vlerësojnë se është e tepërt që nxënësit e moshës aq të vogël të rrinë aq gjatë në shkollë.

Etem Xheladini nga Shoqata e Arsimitarëve Shqiptarë (SHASH) shprehet se arsimi fillor dhe i mesëm ka shumë probleme, duke thënë për Portalb.mk se duhet të bëhet punë thelbësore.

“Arsimi është në gjendje shumë të rëndë, sidomos gjatë dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e fundit. Mund të them se asnjëherë nuk ka qen më keq. Dua të cieki disa probleme që duhet të zgjidhen nga MASH dhe ajo është heqja e lëndëve të panevojshme, mjete financiare të barabarta si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët si dhe rregullimi i çështjes së librave. Për të punësuar familjarë dhe të njohur, u kujtuan që të shpiknin lëndë të ndryshme duke e bërë kështu edhe më të vështirë arsimin për fëmijët e sidomos ata të vegjlit të cilët nuk i kanë as shtatë vjet dhe bëjnë nga pse apo gjashtë orë në ditë mësim. Ai është maltretim, fëmijët nuk mund të jenë aq gjatë të koncentruar në atë që u mësohet, por ja që për të punësuar ‘dikë’ kanë marrë në qafë fëmijët. Pastaj ka shumë shkolla, të cilat mësojnë në një objekt me paralelet maqedonase dhe vërehet qarë që ndarja financiare nuk është e njejtë. Ne nuk duam të diskriminohemi. Dhe në fund tekstet shkollore, në të cilat duhet një intervenim urgjent, pasi që jo vetëm që nuk janë të përshtatshëm për kushtet tona, gjithashtu kanë gabime të shumta gjatë përkthimit, ku ka pjesë që nuk kuptohen fare”, tha për Portalb.mk , Xheladini.

Ai shtoi se nuk shpreson shumë se kjo gjendje do të ndryshojë, duke thënë se MASH ende ka në ekip persona jo adekuat.

“Persona jo adekuat nuk mund ta zgjidhin problemin në arsim, ndërkaq në MASH ende figurojnë ata”, tha Xheladini.

Profesori Avzi Mustafa thotë për Portalb.mk  se në pakon e reformave duhet të ju kushtohet rëndësi e veçantë shkollave të mesme, pasi që sipas mendimit tim, deri më tani këto shkolla nuk kanë nxjerr kuadro kualitative shkaku i mësimit teorik dhe ajo atij praktik.

“Problemi i shkollave të mesme është një prej problemeve kyçe për arsye se ato shkolla deri më tani nuk e kanë dhënë kontributin e duhur për arsye se nuk kanë ofruar njohuri, dituri apo shkathtësi që i kërkon tregu i punës. Por ato kanë qenë një sistem i tillë në të cilin ka dominuar verbalizmi i mësimit teorik pa asnjë ditë nga përvoja praktike. Tani duhet të bëhet një reformim i arsimit të mesëm duke filluar nga shkollat me kohëzgjatje, një dy dhe tre vjeçare. Në ato do të dominojë arsimi duval, ku do të thotë se në mënyrë paralele do të mësohet edhe teoria dhe praktika. E dyta duhet të bëhet një sistem modelar modul që ata të aftësohen për nevojat e treut, por që nëse ai mushet me një prodhim, të jen të dijshëm që të aftësohet për të bërë edhe prodhime të tjera, nëpërmjet moduleve”, tha për Portalb, Mustafa.

Ndërkaq sa i përket teksteve shkollore, kohë më parë edhe Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH-it dhe njëherit drejtues i sektorit për arsim në komunën e Çairit, tha për Portalb.mk, se këto projektet për përkthimin e teksteve të huaja diskriminojnë autorët vendas, duke mos u lënë hapësirë që të krijojnë tekste të përshtatshme për arsimin në vend.

Sa i përket projektit për librat e kembrixhit, MASH tani më e anuloi këtë projekt në shkollat e mesme, por ne shkollat fillore ende vazhdojnë të mësojnë me këto tekste, të cilat janë mjaft të rënda dhe nuk i përshtaten kushteve të arsimit në Maqedoni.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button