Njeriu kundër robotëve, beteja që na pret në të ardhmen

Robotët mund të jenë të vetëdijshëm dhe mund të marrin vendime kundër vullnetit tonë, ky është përfundimi në të cilin kanë arritur grupi i shkencëtarëve të cilët kanë realizuar një hulumtim mbi atë se çka është vetëdija dhe kush mund ta posedojë atë, thuhet në një artikull të publikuar nga prestigjiozja britanike “The Sun”, përcjell Portalb.mk.

Treshja e neuro-shkencëtarëve pohojnë se vetëdija është diçka që mund të përvetësohet nga një kompjuter. Kjo nënkupton se robotët e të ardhmes mund të jenë në gjendje që në mënyrë autonome të ndërmarin veprime të caktuara- në rastin më të keq, kundër pritshmërive dhe instruksioneve që ne u japim, përcjell Portalb.mk

Robot
Robot

Këto shkencëtarë alarmojnë se në një të ardhme të afërt, robotët mund të marrin vendime të caktuara nëpërmjet të cilave do ta dëmtonin shoqërinë njerzore.

Të gjeturat e fundit janë të frikshme dhe sugjerojnë se edhe vetëdija, si një element që dikur kemi besuar se na jep prioritet dhe na dallon ndaj robotëve, mund të simulohet nga intelegjenca artificiale.

Shkencëtarët kanë konstatuar se vetëdija është diçka që mund të programohet. Kjo nënkupton se makinat e së ardhmes mund të jenë qenie të ndjeshme, dhe do të jenë në gjendje ta kuptojnë se çka janë dhe cilave qëllime u shërbejnë.

Edhe pse tingëllon si diçka e ekzagjeruar dhe e panjohur, kjo nuk është ndonjë insert nga filmat fanta-shkencë siç është për shembull “Blade Runner 2049, por është një raport shkencor i publikuar nga treshja e neuro-shkencëtarëve të famshëm: Stanislas Dehaene, Hakuan Lau dhe Sid Kouider.

robot
robot

Ata u përqendruan të zbulojnë se çka është vetëdija dhe a janë në gjendje makinat ta posedojnë këtë element. Ata arritën te një përfundim i frikshëm, se në parim vetëdija është  “vendosmëri kompjuterike”.

Kjo nënkupton se në të ardhmen, algoritmet mund të funksionojnë në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si funksionon truri.

Një softuer i vërtetë shkencor mund të ketë vlerë të pa imagjinueshme nëse kompania e zbulon të duhurin, dhe në këtë drejtim zhvillohen shumë projekte kërkimore në intelegjencë artificiale për qëllime të ndryshme. Google, Apple Facebook dhe IBM janë vetëm disa nga kompanitë teknologjike që po merren në mënyrë intenzive me “trajnimin” e algoritmeve për ti bërë ato më të “mençur”.

Për fat të mirë, kompjuterët e sotshëm janë në gjendje të operojnë vetëm brenda kornizave që shkencëtarët i quajnë “procesim i pavetëdijshëm”, dhe vetëm implementojnë dëshirën e njeriut.

Në çfarë forme kompjuterët “mendojnë”?

Që prej 1970 e këndej, shkencëtarët kanë trajnuar kompjuterët se si të mësojnë, sikurse njerëzit. Por përparimi i kohëve të fundit në bazën e memories nënkupton se procesi ka ecur me hapa gjigandë këto vitet e fundit. Interesi në këtë fushë arriti kulmin kur Google pagoi qindra milionë dollarë për të blerë kompaninë britanike “të mësuarit të thellë” në vitin 2015. Të mësuarit e thellë është në mënyrë efektive të trajnojë një kompjuter në mënyrë që të kuptojë gjuhën natyrore dhe udhëzimet. Informacioni ushqehet dhe pastaj procesohet në të, kështu që mund të mësohet, ngjashëm siç mëson një fëmijë në vitet e para në shkollë.

robot
robot

Një akademik i lartë i Oxfordit ka paralajmëruar qeverinë se inteligjenca artificiale mund të na kthehet një ditë kundër dhe të shkaktojë dëm për  njerëzimin nëse të njejtën nuk e kontrollojmë me kohë.

Profesori Majkëll Uldrait përshëndet ndikimin e pabesueshëm që mund të ketë në shoqëri zhvillimi i inteligjencës artificiale, por shton se diçka e tillë mund të jetë e rrezikshme nëse nuk e mbajmë nën kontroll.

Algoritmet janë të njohura për faktin se janë në gjendje për të krijuar zgjidhje funksionale dhe efektive pa ndihmën e shkencëtarëve që i kanë krijuar të njejtat. Kjo do të thotë se ata mund të bëjnë atë që ne e përshkruajmë si vendime “jashtë karakterit” gjatë momenteve kritike. Mirëpo tani për tani, shumica e robotëve janë krejtësisht të padëmshëm, dhe të këndshëm, të paktën për momentin.

Nëse i marim për bazë të dhënat e studimit të sipërpërmendur, në një të ardhme jo shumë të largët, mund të presim sjellje të çuditshme nga robotët si për shembull vetura vetë-ngasëse që vendos të shmangë këmbësorët ose të përplaset në një pengesë të shpejtësisë për arsye të cilat ne nuk i kemi parashikuar apo robotë mjekësore që vendosin të anashkalojnë drejtimet e operacioneve të para-programuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button