Tetovë, rritet numri i pacientëve në spitale

Ndryshimi i temepraturave ndryshon edhe numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë nga spitali i Tetovës. Numri i pacinetëve që kërkojnë ndihmë në këtë qendër urgjente është rritur për 10 për qind në krahasim me një muaj më parë kur moti ishte edhe më i ftohët.

Ata që kërkojnë ndihmë ankohen nga teshtimat, temeratuara e lartë, kokëdhimbja dhe lodhja, u shpreh kryeshefi i ndimës së shpejtë në Tetovë, Gëzim Nuredini. “Ditëve të fundit është rritur numri i pacietëve, të cilët ankohen nga ethet dhe temaperaturat e larta trupore, kokëdhimbja, ndërsa numri tjetër i pacietëve përbëhet nga pacientë të rëndomtë që kanë sëmundje kronike dhe te të cilët keqësohet gjendja pas ndryshimit të temeraturave. Pas ndryshimit të klimës, numri i pacientëve është rritur për 10 për qind”.

Ndihma e shpejtë për çdo ditë kryen nga 10 deri në 20 vizita në shtëpi, sidomos tek personat që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe atyre u jepet terapia e duhur me rekomandim nga specialisti.“Ne ofrojmë shërbime të ndihmës së shpejtë në dy ndrrime.

Me rekomandim të mjekëve specialistë pranë klinikës së Tetovës ne i vizitojmë pacietët në shtëpi dhe u japim terapinë e nevojshme. Mund të them lirisht se është rritur edhe numri i këtij shërbimi dhe se kemi një rritje prej 10 përqind.”/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button