Mattis: SHBA beson se Rusia shkel traktatin e raketave

Në një konferencë për media gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, deklaroi se Washingtoni beson se Moska ka shkelur Traktatin e ndërmjetëm të Forcave Bërthamore (INF), raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne kemi besim të fortë se gjatë disa viteve rusët kanë shkelur INF-në dhe përpjekjet tona janë të sjellim Rusinë përsëri në përputhje”, tha Mattis.

Sipas faqes së internetit të Departmentit Amerikan të Shtetit, traktati u nënshkrua në vitin 1987 midis SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik.

Traktati kërkon që palët të shkatërrojnë raketat e tyre balistike dhe të lundrimit me rreze prej 500 deri në 5.500 kilometra, lançuesit e tyre dhe strukturat e mbështetjes shoqëruese si dhe pajisjet mbështetëse brenda tre vjetësh pas hyrjes në fuqi të traktatit.

Moska në mënyrë të përsëritur ka pohuar angazhimin e saj për zbatimin e traktatit.

“Ne folëm për gatishmërinë tonë për të diskutuar shqetësimet e të dyja palëve, tonave dhe amerikanëve. Për fat të keq, Washingtoni në vazhdimësi vazhdon të bëjë akuza kundër nesh duke refuzuar t’i specifikojë ato”, tha në muajin tetor, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button