Stoltenberg: NATO do të rrisë numrin e ushtarëve në Afganistan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleatët dhe partnerët e NATO-s kanë vendosur që të rrisin nga 13 mijë në 16 mijë numrin e ushtarëve në Afganistan, trasnmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg, ka bërë disa deklarata për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut i cili ëshë zhvilluar në nivelin e ministrave të Mbrojtjes me pjesëmarrjen e partnerëve operacionalë të “Resolute support mission” në selinë e NATO-s.

Pasi ka vënë në dukje se me partnerët e “Resolute support mission” dhe me zv.ministrin e Mbrojtjes së Afganistanit, Tarık Shah Bahrami kanë diskutuar situatën e sigurisë në Afganistan, Stoltenberg tha se “Pavarësisht se situata në Afganistan është ende e vështirë forcat afgane po shënojnë përparime”.

Ai më tej ka shtuar se forcat afgane të sigurisë kanë penguar që organizata terroriste talebane të pëmbushë objektivat e saj strategjik si pushtimin e kryeqyteteve të rajonit.

Duke shtuar se NATO është e venodosur të vazhdojë mbështetjen e saj që jep për forcat afgane të sigurisë, Stoltenberg, ka njoftuar se në lidhje me Afganistanin kanë diskutuar çështjet për numrin e njësive të NATO-s, mbështetjen financiare për forcat afgane, reformat dhe lidhjet me Pakistanin.

“Numri i ushtarëve në Afganistan do të rritet”

Stoltenberg deklaroi se “numri i ushtarëve në misionin ‘Resolute support mission’ në Afganistan do të rritet nga 13 mijë në 16 mijë”.

Sipas tij, aktualisht SHBA-ja ofron një kontribut prej 50 për qind në këtë mision dhe se 27 vendet aleate të NATO-s kanë premtuar për rritjen e numrit të ushtarëve në Afganistan.

“Aleatët e NATO-s duke luftuar kundër terroristëve në Afganistan, i bëjnë vendet e tyre edhe më të sigurta”, thekson Stoltenberg duke vënë në dukje se aleatët dhe partnerët e NATO-s vazhdojnë të japin një mbështetje në mënyrë të vendosur pavarësisht se luftojnë në Afganistan që prej 16 vitesh.

Ndër të tjera kreu i NATO-s ka njoftuar se do të vazhojnë të ofrojnë mbështetje financiare për forcat afgane të sigurisë dhe kanë parashikuar që kjo mbështetje të vazhdojë deri në vitin 2020.

Stoltenberg thotë se NATO do të vazhdojë praninë e saj joluftuese në Afganistan për sa kohë që të jetë e nevojshme dhe se situata aktuale në këtë vend tregon nevojën që NATO të rrisë praninë e saj.

“Pakistani ka një rol të rëndësishëm që të mos bëhet zonë e sigurtë për anëtarët e organizatës terroriste talebane”, tha Stoltenberg dhe tërhoqi vëmendjen se në rast të paqes dhe stabilitetit në Afganistan, mund të arrihet paqja në të gjithë rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button