Shënohet dita ndërkombëtare për fëmijët në rrugë

Ambasada e parë fëmijore në botë “Megjashi” do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të fëmijëve – 12 prill nën parullën “Së bashku jemi më të fortë”.

Në oborrin e Ambasadës me pika muzikore, vepra artistike, dhe me pika gjimnastikore fëmijët do të tregojnë se edhe ata dhe të gjithë fëmijët në botë janë të njëjtë, me potencial, dëshira dhe nevoja të njëjta.

Sipas vlerësimit të “Megjash”-it në Maqedoni ka rreth 2.000 fëmijë të cilët për çdo ditë janë në udhëkryqe, në rrugë, lypin, fshijnë dritare të automobilave, shesin nën qiell të hapur. Numri i përgjithshëm i fëmijëve të cilët nuk kanë filluar me arsimimin e obligueshëm deri më tani është 18.500, ndërsa madje 200.000 të rritur nuk kanë arritur ta kryejnë shkollën fillore. Ka 500 deri 2000 fëmijë në rrugë të cilët fare nuk janë të evidentuar në librin e amzës të sapolindurve.

Në Maqedoni ekzistojnë Qendra ditore të cilat janë me karakter të përkohshëm dhe përkujdesin fëmijë nga rruga. Në Shkup ekzistojnë katër qendra të tilla edhe atë dy që janë në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe dy udhëhiqen nga ana e sektorit joqeveritar.


Dita ndërkombëtare për fëmijët në rrugë për herë të parë u shënua më 12 prill të vitit 2011 nga ana e Konsorciumit për fëmijët në rrugë, njëra nga rrjetet kryesuese ndërkombëtare për realizimin e të drejtave të fëmijëve të rrugës në botë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button