fbpx

Ivanov-Darmanoviq: Maqedonia dhe Mali i Zi të fokusohen në realizimin e qëllimeve identike politike të jashtme

Maqedonia dhe Mali i Zi kanë qëllime identike politike të jashtme dhe duhet të fokusohen në realizimin e tyre përmes bashkëpunimit të ndërsjellë intensiv në planin bilateral dhe rajonal, kanë konstatuar presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe ministri malazez i Punëve të Jashtme, Sërgjan Darmanoviq në takimin e sotëm në Shkup.

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik, në takim, siç njoftoi kabineti i Ivanovit, është potencuar nevoja nga investime të rritura në lidhjen infrastrukturore të vendeve të rajonit.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur interes për avancim të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale midis dy vendeve dhe e kanë përshëndetur dialogun e vazhdueshëm politik që dëshmon në marrëdhëniet tradicionale miqësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Lidhur me perspektivën evropiane, presidenti Ivanov ka theksuar se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO është me rëndësi kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë rajonit dhe e ka theksuar interesin për intensifikim të bashkëpunimit politik dhe të sigurisë me Malin e Zi në kontekst të NATO-s.

“Euro-integrimi i shteteve nga Ballkani Perëndimor është me rëndësi esenciale për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Nevojitet perspektivë e qartë për inkuadrim në BE dhe mbështetje të fuqishme për përshpejtim të integrimit të Republikës së Maqedonisë në NATO”, ka porositur në takim Ivanov.

Në këtë kontekst presidenti i Maqedonisë e ka përshëndetur raportin pozitiv të Komisionit Evropian dhe mesazhet inkurajuese nga përfaqësues të lartë të BE-së lidhur me lojalitetin e Malit të Zi në ruajtjen e vlerave të përbashkëta evropiane.

Ministri Darmanoviq ka theksuar se një prej prioriteteve të Malit të Zi, si kryesues i ardhshëm me Kartën e Adriatikut, do të jetë mbështetja për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

Të dy bashkëbiseduesit e kanë konfirmuar interesin për vazhdim të bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të iniciativave rajonale dhe kanë këmbyer informata për Samitin vijues të Procesit Bërdo-Brioni, nikoqir i të cilit vitin e ardhshëm është Republika e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button