Spasovski: depolitizimi i DSK-së është punë e madhe

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot gjatë “Debatit shkencor për procesin e transformimit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK)” në Fakultetin e Sigurisë në Shkup vlerësoi përbërja birokratike-politike e DSK-së ka gjeneruar korrupsionin në shoqëri dhe e kuptojmë se sa punë e madhe është që të bëhet reformimi i tij, raporton Portalb.mk.

“Jemi të një mendimi se DSK me konceptin e tij të funksionimit ka qenë objekt i politikës klasike dhe keqpërdoruese si pasojë e së cilës përbërja politiko-birokrate gjeneroi edhe më shumë korrupsionin e përgjithshëm në shoqëri. Kështu kuptojmë se sa e madhe është detyra që morëm në drejtim të reformave të këtij segmenti të sigurisë”, tha Spasovski.

Spasovski vlerësoi se pas asaj që e përjetuam dhe pamë askush nuk ka dilemë se sa i nevojshëm është transformimi i DSK-së.

“Pas gjithë asaj që pamë dhe e përjetuam me vite, askush nuk ka dilemë se është i nevojshëm transformimi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit përfshirë edhe mekanizmat e kontrollit të sistemit të përgjimeve në drejtim të sigurisë dhe redefinimit të sistemit”, tha Spasovski.

Ministri i Brendshëm, Spasovski tha se reformat në DSK të cilat parashihen me Planin 3-6-9 dhe që zhvillohen në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar parashohin ndryshime të nevojshme në sistemin kuadrovik, normativ, teknik dhe të sistemit të përgjimeve jo vetëm në DSK por edhe në MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button