Thaçi në takim me Timonie: Procesi Euro-Atlantik, prioritet për PDSH-në dhe shqiptarët e Maqedonisë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drejt proceseve integruese.

“Kryetari Thaçi e njoftoi ambasadorin Francez me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së lidhur me reformat e duhura dhe integrimin e vendit në strukturat Euro-Atlantike, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë. Bashkëbiseduesit u pajtuan se me mbarimin e procesit zgjedhor vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e reformave dhe integrimeve Euro-Atlantike”, thonë nga PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button