“Detonator” mbrëmë dridhi edhe Strugën

Nëntoka kriminale e Strugës mbrëmë ishte caku më i ri i aksionit “Detonator”, bëri të ditur portali Press 24.

Sipas informatave të portalit, gjatë aksionit të mbrëmshëm në Strugë dhe rrethinë policia konfiskoi një sasi të madhe të aparateve për lojëra të fatit, ndërsa ende nuk ka informata nëse ka të arrestuar. Policia jozyrtarisht ka kontrolluar disa objekte edhe në Labunishtë dhe  Vevçani, ndërsa është bastisur edhe lokali i Dilaver Bojkut. Gjatë ditës pritet që MPB të dalë me informata jozyrtare për aksionin në Strugë.


Paraprakishtë “Detonator” tronditi Koçanin, Vinicën, Kriva Pallankën, Dellçevën dhe Kumanovë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button