Birra relakson dhe ruan nga diabeti

Në sasi të moderuara birra ndihmon reduktimin e rrezikut nga gurët e veshkave, nxit relaksimin, forcon eshtrat, ka efekt kundër-inflamator dhe është burim i mirë i hekurit, pohojnë ekspertët. Në Egjiptin e lashtë, për shkak të vlerave të larta energjike, birrën e kanë konsumuar skllevërit para ndërtimit të piramidave, ndërsa është përdorur edhe për qëllime kozmetike, si dhe për parandalimin e sëmundjeve të shumta.

Për shkak të përqindjes së lartë të ujit dhe nxitjes për urinim, njerëzit që pijnë birrë kanë rrezik më të vogël nga formimi i gurëve të veshkës dhe tëmthit që shkaktojnë dhimbje, pohojnë shkencëtarët të cilët birrën, pas verës, e konsiderojnë si pijen më të shëndetshme alkoolike. 

Dallimet mes birrës së çelët dhe të errët
Sipas numrit të kalorive “më e lehtë” është birra e çelët, ndërsa sa i përket përfitimeve shëndetësore, birra e errët është zgjedhje më e mirë. Birrat e errëta kanë më shumë antioksidantë natyrorë, të cilët shkatërrojnë dëmtimet në qeliza të cilat paraqiten në organizëm.

Birra si burim i hekurit
Në birrën e errët, por edhe atë të çelët, është i pranishëm minerali shumë i rëndësishëm, hekuri, i cili është i domosdoshëm për shumë procese metabolike dhe bartjen e oksigjenit në gjak. Përveç kësaj, birra është e pasur me acid folik, kalcium dhe shumë vitamina.

Parandalimi i sëmundjeve
Dy birra në ditë për meshkujt dhe një birrë në ditë për femrat paraqesin preventivë nga sulmi në tru dhe sëmundjet e zemrës, ndërsa kjo veçanërisht vlen për birrat e çelëta, tregojnë studimet amerikane. Birra po ashtu rrit nivelin e kolesterinës së mirë në gjak dhe me këtë parandalon edhe shfaqjen e mpiksjeve të gjakut.

Për dobësim
Konsumimi i moderuar i birrës redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës, sepse korigjon nivelet e sheqerit në gjak dhe i mban ato stabile, ka treguar hulumtimi i universitetit të Barcelonës. Njerëzit të cilët rregullisht dhe në mënyrë të moderuar pijnë birrë kanë tension më të ulët të gjakut, ndërsa kanë edhe përqindje më të ulët të yndyrave trupore.

Ndihmon në menopauzë
Për shumicën e femrave në menopauzë, birra është shtesë e mirë në ushqim. Flavonoidet në birrë reduktojnë ndikimin e oscilimeve hormonale, ndërsa organizmit mund t’ia kompensojnë nivelet e estrogjenit.

Ndikon mirë në psikë
Birra nuk ka yndyra, nxit relaksimin e muskujve dhe e vë organizmin në gjumë. Është e njohur për efektin e saj të dobishëm në stres dhe redukton rrezikun nga depresioni.

Birra për eshtra më të forta
Fitohormonet dhe silikonet në birrë,  si dhe numri i madh i vitaminave B redukton rrezikun nga osteoporoza te femrat, ka vërtetuar hulumtimi i Universitetit spanjoll Extremadur, çka është veçanërisht e rëndësishme për femrat që janë më të rrezikuara nga osteoporoza se sa meshkujt./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button