Janë zgjedhur tre drejtorë të rinj në Ndërmarrjet Publike të Qytetit të Shkupit

Kryetari i Komitetit Komunal të LSDM-së në Karposh, Dushko Veskovski, i cili pas zgjedhjeve lokale u bë kryetar i Këshillit të Komunës, do të jetë drejtori i ri i Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizim në vend të Aleksander Atanasov, njofton Portalb.mk.

Gjithashtu, drejtor të ri ka zgjedhur edhe Ndërmarrja e Transportit Publik, i cili është Kristijan Çuçkov në vend të Igor Janushevit i cili ishte drejtor deri tani. Çushkov ishte pjesë e shtabit zgjedhor të kryetarit të ri të Shkupit, Petre Shilegov.

Në Ndërmarrjen Publike të Rrugëve dhe Rrugicave për drejtor është zgjedhur Senad Smailoviq.

Të gjithë drejtorët e rinj vinë nga kuadri i LSDM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button