Ibrahimovic: Italia do ta ketë të vështirë përballë Suedisë

“Do të jenë dy ndeshje shumë të bukura, jo të lehta dhe të komplikuara për të dyja skuadrat, Suedia do të bëjë gjithçka për t’u kualikuar por të njëjtën gjë do të bëjë edhe Italia”. Janë këto fjalë të Zlatan Ibrahimovic, përcjell Rtklive.com.

Ish kapiteni i Suedisë i tërhequr nga kombëtarja skandinave pas Euro 2016 është optimist mbi shanset që ka Suedia e tij për të eliminuar Italinë në Play-off dhe për të siguruar një biletë në Botërorin rus. Suedisë tashmë i mungon një lojtar si Zlatan por gjithsesi presioni mbi futbollistët pasi të gjithë në vendin nordik duan që kombëtarja e tyre të kualifikohet në Kupën e Botës. Por kush Ibra i Italisë sipas Zlatan. Gjigandi i Manchester United nuk ka dyshe dhe zgjedh një ish skuadre si më të mirin e të Kaltërve, pikërisht Marco Verratin me të cilin ka luajtur te Paris Saint Germain. “Askush nuk është më i fortë se ai por duhet t’i gjesh pozicionin e duhur në fushë që Verrati të nxjerrë më të mirën nga vetja”, deklaroi Zlatan Ibrahimovic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button