Përmes VK “Dojran” dhe “Niki” vetëm në këmbë, në “Evzoni” kohë pas kohe me automobil

Për shkak të grevës së doganierëve grekë, nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm janë mbyllur për qarkullim vendkalimet kufitare “Dojran” dhe “Niki” dhe lëshohen vetëm këmbësorë, ndërsa në “Evzoni” kohë pas kohe lëshohen edhe automjete të udhëtarëve dhe këmbësorë, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Greva në “Dojran” do të zgjasë deri në orën 23.00 dhe do të lëshohen vetëm këmbësorë. Në “Evzoni” deri në orën 23:00 të mbrëmjes do të jetë në ndërprerje të plotë qarkullimi për automjetet e rënda motorike, ndërsa kohë pas kohe do të lëshohen automjetet motorike të udhëtarëve dhe këmbësorë. Në vendkalimin kufitar “Niki”, sipas paralajmërimit, do të ketë grevë deri nesër në orë 05:00 të mëngjesit dhe gjithashtu do të lëshohen vetëm këmbësorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button